KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 18 Maj 1872 – Lind filozofi britanik Bertrand Russell. Bertrand Russell, ishte një figurë themelore në lëvizjen analitike në filozofinë anglo-amerikane, dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1950. Kontributet e Russell në logjikë, epistemologji, dhe filozofinë e matematikës, e bënë atë si një nga filozofët më të shquar të shekullit XX-të.
Gjithsesi, për publikun e gjerë ai njihej më së miri si një aktivist për paqen, dhe si shkrimtar popullor mbi subjektet shoqërore, politike dhe morale. Përgjatë një jete të gjatë, produktive dhe shpesh të trazuar, ai botoi më shumë se 70 libra dhe rreth 2.000 artikuj, u martua 4 herë, u përfshi në polemika publike të panumërta, u nderua dhe po aq sa u fye në të gjithë botën.
Jeta e hershme e Russell, ishte shënjuar nga tragjeditë familjare. Deri në moshën 6-vjeçare, motra e tij, Rachel, prindërit e tij dhe gjyshi i tij vdiqën, ndërsa ai dhe vëllai Frank mbetën në kujdesin e gjyshes së tyre, konteshës Russell.
Bertrand u arsimua privatisht në shtëpi. Intelektualisht më i pjekur se bashkëmoshatarët, ai u zhyt në studimin e matematikës që në moshë të hershme. Ndërkohë shkrimet e tij më të hershme filozofike, i shkroi gjatë adoleshencës, dhe ato karakterizohen nga dyshimet që e detyruan të braktiste besimin e krishterë, me të cilin e kishte rritur gjyshja e tij.
Russell studio për matematikë në Universitetin e Kembrixhit. Atje u bë pjesë e shoqërisë së fshehtë studentore “Apostujt”, anëtarë të së cilës ishin disa nga filozofët më me ndikim të kohës. I frymëzuar nga diskutimet me këtë grup, Russell braktisi matematikën për filozofinë.
Më 1896, Russell publikoi veprën e tij të parë politike, “Demokracia Sociale Gjermane”. Edhe pse simpatizues i qëllimeve reformiste të lëvizjes socialiste gjermane, ai artikulonte disa kritika të ashpra dhe largpamëse të dogmave marksiste.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Russell ishte për një kohë një agjitator politik me kohë të plotë, duke bërë fushatë për paqen. Aktivitetet e tij tërhoqën vëmendjen e autoriteteve britanike, të cilët e konsideronin atë një subversiv. Russell doli dy herë në gjyq, ndërsa herën e dytë u dënua me 6 muaj burg, të cilin e kreu në fund të luftës.
Në vitin 1916, si rezultat i fushatës së tij kundër luftës, Russell u shkarkua nga posti i tij si lektor në Trinity College. Edhe pse kolegji e ftoi të jepte sërish mësim pas daljes nga burgu, ai e refuzoi ofertën, duke preferuar të ndiqte një karrierë si gazetar dhe shkrimtar i pavarur.
Lufta pati një ndikim të thellë mbi pikëpamjet politike të Russell, duke bërë që ai të braktiste liberalizmin e tij të trashëguar nga familja në favor të ideve socialiste, të cilin e konkretizoi në një seri librash duke përfshirë “Parimet e rindërtimit social” (1916), “Rrugët e lirisë) (1918) dhe “Perspektivat e civilizimit industrial) (1923).
Ai ishte fillimisht entuziast për Revolucionin Rus të vitit 1917 , por një vizitë në Bashkimin Sovjetik më 1920, i krijoi një urrejtje të thellë dhe të qëndrueshme për komunizmin sovjetik, të cilin ai e shprehu në librin “Teoria dhe praktika e Bolshevizmit” (1920).
Më 1921 Russell u martua me gruan e tij të dytë, Dora Black, një vajzë e re e diplomuar në Kembrixh. Në vitet midis dy luftërave, Russell dhe Dora fituan famë si udhëheqës të një lëvizjeje progresive socialiste në Britani, e cila ishte e tejet antiklerikale, duke kundërshtuar haptas moralin konvencional seksual, dhe që ishte e përkushtuar ndaj reformës arsimore.
Russell ia kushtoi vitet e fundit të jetës fushatës kundër armëve bërthamore dhe Luftës së Vietnamit. Imazhi i Russellit të moshuar që merrte pjesë në demonstrata masive, dhe nxitja e të rinjve për mosbindje civile përmes retorikës së tij të pasionuar, frymëzoi një brez të ri admiruesish.
Admirimi i tyre për të vetëm sa u rrit kur në vitin 1961, një gjykatë në Britani e dënoi sërish me burg në moshën 89-vjeçare. Kur vdiq në vitin 1970, Russell ishte shumë më i njohur si një luftëtar kundër luftës, sesa si një filozof i matematikës.

A1info