KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

SHQIPËRIA DHE GREQIA NËNSHKRUAJNË PROTOKOLIN E KORFUZIT

17 maj 1914- nënshkruhet Protokolli i Korfuzit, ishte një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në kohën kur vendi drejtohej nga princi gjerman Vilhem Vid, dhe qeverisë së përkohshme të Vorio Epirit. Marrëveshja i dha rretheve të Korçës dhe Gjirokastrës, që sipas Athinës formojnë Epirin
e Veriut, një autonomi më të madhe fetare, arsimore, kulturore dhe politike, brenda kufijve të shtetit shqiptar.
Megjithatë, kushtet e protokollit nuk u zbatuan për shkak të situatës politike të paqëndrueshme në Shqipëri, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, dhe përfundimisht u anulua në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.

A1info