KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 15 maj të vitit 1972, Shtetet e Bashkuara i kthyen zyrtarisht Japonisë ishujt Okinava dhe Riukiu pas 27 vjet qeverisjeje amerikane.
Shtetet e Bashkuara i morën ishujt gjatë betejës tremuajshe me Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Nënpresidenti Spiro Agnju përfaqësoi presidentin Richard Nixon në ceremoninë për rikthimin e ishujve në Tokio. Zoti Agnju tha se kthimi i këtyre ishujve Japonisë zgjidhi dhe çështjen e fundit të luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.
Kryeministri japonez Eisaku Sato shprehu vlerësimin e thellë për kthimin e grupit të ishujve, të cilat ndodhen ndërmjet Japonisë dhe Taivanit. Udhëheqësit në Okinava e hodhën poshtë ftesën për të marrë pjesë në ceremoni. Ata po protestonin kundër një klauzole të veçantë të traktatit, e cila lejonte Shtetet e Bashkuara të mbanin një bazë ushtarake në ishull dhe Japoninë të ngrinte një bazë ushtarake të sajën atje.

A1info