KALENDARI HISTORIK
Më 08 maj 1921 – Lindi në Rahovec, pulmolog i njohur shqiptar Ali Sokoli Në pranverën e vitit 1946 u denoncua nga komunistët serbo-sllav dhe u përjashtua nga Fronti Popullor (më vonë Lidhja Socialiste Jugosllave) dhe iu mor shtetësia jugosllave. Për shkak të rrezikut që i kanosej, u detyrua që për një kohë të fshihej në Beograd. Për të siguruar ekzistencën e vet, në Beograd punoi punë të rënda fizike. Rreth viteve 1960 shkon në Prishtinë për të vazhduar luftën kundër tuberkulozit në spitalin e mushkërive (ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës) ku rregullisht ishin të shtruar rreth 100 pacientë. Atje u emërua drejtor i repartit për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozin. U dallua si një luftues i ashpër kundër tuberkulozit, që në atë kohë po merrte shumë jetë njerëzish, sidomos në vendet e varfra si Kosova. Në Prishtinë gjithashtu punoi si mësim dhënës (Docent) në fushën e Pulmologjisë. Puna në këtë spital ishte mjaft e vështirë sepse punohej me aparaturë të para Luftës së Dytë Botërore. Aty ai punoi deri në vdekje më 23 shtator të vitit 1974, nga një sulm në zemër.
A1info