KALENDARI HISTORIK
Më 3 maj 1469 – Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli – politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç Princit, Machiavelli shkroi traktatin për Artin e Luftës, si dhe poezi e drama. Vitet e fundit të jetës, Machiavelli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.
A1info