KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 javë më parë

Më 5 tetor të vitit 1884 lindi, Sylejman Delvina, atdhetar burrështetas dhe diplomat i njohur. Ishte  politikan i shquar shqiptar, kryeministër dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit, në vitin 1924. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm ne gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në vitin 1898, Universitetin “Mylkije”. Bashkë me patriotë të tjerë iu kundërvu politikës xhonturke dhe synimeve shoviniste ndaj Shqipërisë të monarkive fqinje. Në korrik 1911 udhëhoqi manifestimin e studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin dhe kërkesat shqiptare. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit tonë. Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë. Më pas, Delvina mbështeti luftën kundër bandave esadiste. Në vitin 1920 ndihmoi në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve imperialistë italianë. Mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924 dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan Noli u emërua ministër i Punëve të Jashtme. Pas dështimit të këtij revolucioni, Delvina u largua nga Shqipëria dhe u end në Evropë për disa vjet si emigrant politik. Më vonë i sëmurë u kthye në Shqipëri dhe vdiq, në Vlorë më 1 gusht të viti 1933.

a1info