KALENDARI HISTORIK
Më 12 shtator te vitit 1949 vdiq në burgun e Lezhës, Dom Kolë Jak Bushati. Lindi në Shkodës më 8 gusht të vitit 1890. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës. Më 1946 u transferua në Kallmet të Zadrimës. U arrestua nga komunistet në prill të vitit 1949, me akuzën se «Në kishën e tij është organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor». Pas shumë torturash, vdiq në hetuesinë e Lezhës, më 12 shtator 1949, para se të dilte në gjyq.
a1info