KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 muaj më parë

Më 4 shtator të vitit 1885 lindi, Vinçenc Prenushi, klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes. Lindi në një familje modeste, në Lagjen Rus. Prindërit e tij ishin Gjon e Drande Prenushi. Është pagëzuar me emnin Kolë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e njohur të Troshanit, Më 25 mars 1908, shugurohet meshtar i Urdhrit Françeskan duke marrë dhe emrin Át Vinçenc. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “Visaret e Kombit”. Në vitin 1921, në moshën 36 vjeçare, boton përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”. Ai ishte penë letrare dhe shkencore ndër fletoret më në zë  të klerit, ishte një drejtues i “Hyllit të Dritës”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” por, ai ishte edhe një ndër thëmeluesit e bashkëpunëtorët e grupit ma me rëndësi të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletoren e tyre “Ora e Maleve”. Vdiq në burgun e Durrësit, 19 mars  të vitit 1949.

a1info