KALENDARI HISTORIK
Më 26 gusht 1959 vdiq, Tuk Jakova, anëtar i grupit komunist të Zef Malës, njëri nga pjesëtarët kryesorë të komunistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, komisar i Brigadës së Parë Sulmuese. Më pas president i sindikatave, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Lindi në Shkodër në lagjen Fushë Çelë. Së bashku me Qemal Stafën, Zef Malën dhe Vasil Shanton qenë ndër veprimtarët e Grupit të Shkodrës, i cili u arrestua, gjykua dhe dënua më 1939 dhe u dënua me katër vjet burg. Më 8 nëntor 1941, u zgjodh njëri nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror provizor. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare u caktua komisari Brigadës së parë Sulmuese, i Divizionit të Parë dhe i Komparmatës së Tretë. Pas Çlirimit u caktua president i sindikatave dhe prej andej, aty nga fundi i vitit 1946, e dërgua si të ngarkuar me punë në Federatën Jugosllave. Për shkak të bindjeve politike i hoqën gradat, titullin “Hero i Popullit” dhe e internuan familjarisht. Lindi në Shkodër në lagjen Fushë Çelë. Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike i akuzuar si zbutës i luftës së klasave. Ndërsa në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për t’u diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë. Vdiq në rrethana misterioze.
a1info