KALENDARI HISTORIK
Më 22 gusht të vitit 1971 vdiq mësuesi i popullit, Gjergj Canco. Ai u lind në Korçë në vitin 1906. Ka dhënë ndihmë veçmas në hartimin e plan-programeve mësimore. Gjergji Canco, miku i Fishtës, Koliqit, Lasgushit e Asdrenit. Ai i takonte shkollës së Gjergj Fishta. “Illyricum” ishte institucioni arsimor që drejtohej prej Fishtës dhe ku profesor Canca u ftua që të jepte lëndën e matematikës, qoftë edhe me kohë të pjesshme, për shkak të angazhimit të tij të madh në gjimnazin e Shkodrës. Rrjeti intelektual i kësaj periudhe ishte formatuar. Ata nuk ishin thjesht dhe vetëm mësues që transmetonin dije në brezat e më të rinjve. Ata ishin projektuesit dhe shpirti i elitës aristokrate shqiptare, që nuk bënte asnjë dallim nga ajo moderne evropiane e këtyre kohërave. Një fotografi e profesor Gjergji Cancos, “Mësues i Popullit”, që mban datën 21 shkurt 1938, vë në spikamë në të njëjtën hapësirë emra të tillë si Ernest Koliqi, Asdreni, L.Poradeci, Tefta Tashko Koço, Lola Gjoka, Mikel Koliqi apo Koço Tashko.
a1info