KALENDARI HISTORIK
Më 19 gusht të vitit 1941 në fshatin Kiçinicë të Rekës së epërme u lind Branko Manojlovski shqiptar ortodoks i Meqedonisë, i afërt i rilindësit shqiptar, Josip Bagerit . Ai është deklarua publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptarë ortodoks dhe jo maqedonas. Prindërit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojli. Shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, kurse atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë kurse studimet në Zagreb në vitin 1967. Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendos të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij. Është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.
a1info