KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 javë më parë

Më 16 gusht të vitit 1915 forcat serbe të Pashiqit, të cilat kishin pushtuar Shqipërinë, zunë rob dhe varën në litar kryengritësin, Haxhi Qamili. Ai u lind në Sharrë të Tiranës në vitin 1876. Gjatë Luftërave Ballkanike 1912-1913 luftoi  në radhët e Batalionit “Erzeni”, kundër forcave serbe e malazeze që mbanin në rrethim Shkodrën. Pastaj luftoi kundër forcave të Prind Vidit dhe kundër Esad Pashë Toptanit, i cili me ndihmën e ushtarëve serbë e zuri dhe e varën në Durrës. Biografia e këtij kryengritësi ishte vlerësuar drejt gjatë kohës së regjimit komunist, por më vonë janë bërë përpjekje të panatyrshme që ai të paraqitet si bandit dhe përkrahësi i idesë për kthimin e Turqisë në Shqipëri.  Po ashtu i shihet për të madhe sepse kishte të fortë ndjenjën e përkatësisë fetare islame edhe pse nuk vrau njeri të besimit tjetër, por serbë e malazezë që vrisnin e masakronin shqiptarë  dhe që kishin vrarë qindra mijëra shqiptarë gjatë luftërave ballkanike e më vonë.

a1info