KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 15 prill 1946 – Ndërron jetë në Tiranë, Faik Shatku jurist, ministër dhe përfaqësues shqiptar i prefekturës së Dibrës në Kuvendin Kombëtar përgjatë legjislaturës 1937-’39. Më 01.06.1938 me ndryshimet që u bënë në qeverinë e kryeministrit Koço Kotta, Faik Shatku u mandatua si Ministër i Drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në 07.04.1939. Gjatë kësaj periudhe ai nisi reformën për depenalizimin e disa veprave penale, shfuqizoi disa ligje arkaike si dhe riformatoi legjislacionin procedurial penal dhe civil. Me pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste largohet së bashku me Mbretin Zog I dhe me suitën shoqëruese për në Turqi. Në muajin mars të 1940 kthehet në atdhe, por internohet në Itali, pa asnjë motivacion. Në fillim e mbajnë në burgun e Barit, e pastaj në Bergamos. Në maj të vitit 1941 lirohet nga burgu kthehet në atdhe. Pas kthimit, ai emërohet kryetar i komisionit të kontrollit pranë Ministrisë së Financave. Ndërroi jetë në 15 prill 1946 në Tiranë.

A1info