KALENDARI HISTORIK
Më 15 korrik të vitit 1915 u vra në pritë nga malazezët, Mehmet Shpendi. U lind në Pacaj në vitin 1851. Ishte bashkëthemeluesi dhe udhëheqësi kryesor i Djelmnisë së Shalës, përfaqësues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme të Malësisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve trima kundër forcave Turke dhe Malazeze. Mehmet Shpendi, rrjedhë nga fisi kryengritës i Shalës, nga një familje e dalluar me tradita të larta Atdhetarie, e respektuar jo vetëm në fshatin ku jetonte, por në të gjithë krahinën e Dukagjinit dhe tanë Malësinë kreshnike. Burri heroik i Shalës, i cili u shqua në shumë luftëra për trimëri dhe qëndresë të vendosur Kombëtare, duke mos pushuar së luftuari për liri dhe Atdhe deri në vdekje. Ishte gjithashtu pinjoll i njërit nga 7-të Heronjtë e paharruar të Shalës (Shtatë Shaljanët), si pasardhës i denjë i trimave të tillë legjendar.
a1info