KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 javë më parë

Më 14 korrik, 1867, lindi, Murat Toptani, atdhetar, poet skulptor dhe veprimtar kombëtar. Ishte martuar me bijën e Naim Frashërit në Stamboll. Në vitin 1897  Qeveria turke e burgosi për shkak të ideve të tij atdhetare. Iku nga burgu dhe u vendos në Brindizi.  Ka botuar broshurën “Shqipëria e shqiptarëve”,  veprën,  “Shpata e Skënderbeut” e vepra të tjera. Në nëntor të vitit 1912 priti në Durrës Ismail Qemalin dhe mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Në vitin 1914, kushëriri i tij famëkeqi Esad pashë Toptani ia dogji shtëpinë, bibliotekën dhe tërë literaturën dhe dokumentacionin me vlerë historike kombëtare që e kishte grumbulluar gjatë jetës së tij. Ishte poliglot ndër më të dalluari dhe zotëronte shumë gjuhë të botës. Është e njohur skulptura e tij për Skënderbeun. Vdiq në Tiranë më 20 shkurt të vitit 1918.

a1info