KALENDARI HISTORIK
Më 8 korrik të vitit 1869, u lind, Fejzi bej Alizoti. Ishte i biri i Hasan bej Alizotit dhe Zybejde hanëmit nga familja e njohur Kokaj e Delvinës. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Janinë, shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Dërgohet me shërbim administrativ në dhe Bejrut, Më 1897-1899 nisi punën si kajmekam ndër provincat arabe, ndërsa më pas më 1899-1903 në sanxhaqet e Vilajetit të Selanikut. Ishte sekretar i përgjithshëm i Ejaletit të Tripolitanisë, mytesarif i Prizrenit. Më 1 qershor të vitit 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943. U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga Gjyqi Special partizan, në vitin 1945 nën akuzën e sabotatorit të luftës kundër pushtuesit”. E kishin pushkatuar në Tiranë, më 13 prill 1945.
a1info