KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 muaj më parë

Më 6 korrik të vitit 1914 u vra në pritë nga bandat e Esad Pashë Toptanit, atdhetari i njohur shqiptar,  Menduh Zavalani. Ai kishte lindur në vitin 1889,  në Korçë,  Babai i tij, Mehmet Zavalani, ishte shqiptar bektashian dhe nëna e tij ishte, Hedije Luarasi. Babai i Menduh ishte një kushëri i parë i Abdyl, Naim dhe Sami Frashërit, tre nga ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare,  ndërsa nënat e tyre Fatime dhe Emine Myteveli ishin motra nga Panarit. Pas mbarimit të mësimeve  në qytetin e tij të lindjes, në vitin 1905 Menduhu shkoi në Manastir për të vazhduar arsimin e mesëm. Ai formoi grupin e vet revolucionar dhe ishte njëri nga udhëheqësit që çliroi Përmetin dhe rrethinat nga Perandoria Osmane. Menduh ishte delegat i emëruar nga Korça në Kongresin Kombëtar Shqiptar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Në nivelin intelektual Menduh u shënua për përkthimin e dramës Vilhelm Tell të Shilerit, në gjuhën shqipe Ai u vra në një moshë shumë të re pranë Pogradecit, nga një grup i forcave të Esad pashë Toptanit së bashku me forcat serbe me të cilat ai bashkëpunonte.

a1info