KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 muaj më parë

Vexhi Buharaja (Berat, 12 maj 1920 – 5 korrik 1987) ka qenë letrar, orientalist, epigrafist dhe përkthyes shqiptar nga osmanishtja e persishtja, i persekutuar gjatë regjimit komunist. Falë tij mund të lexohen në gjuhën shqipe materiale si të Rilindjes Kombëtare e Lidhjes së Prizrenit, ashtu edhe veprat klasike të letërsisë perse. Në sajë të punës së tij përkthimore të dokumenteve osmane ka dhënë një ndihmesë të shumëçmuar në zhvillimin e veprimtarisë shkencore në Shqipëri. Përkthimet e tij dhe të Myqerem Janinës për Institutin e Historisë u përvetësuan nga punonjësit e institutit, duke mos ua përmendur emrin nëpër punime.

Shpirtërisht i lidhur pas tarikatit Rufai, ka qenë po ashtu hafiz Kurani si dhe autor i së paku tri ilahive, të titulluara Se je lule që s’humbet, 12 rebiyl-evvel dhe Profetit Muhamed a.s.

Biografia

U lind me 12 Maj 1920, në lagjen “Murat Çelepi” në Berat, i biri i Hoxhë Ibrahimit të Ismail Efendiut. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Berat. Pas kësaj vazhdoi studimet në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940 student i dalluar. Menjëherë pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës “Kultura Islame”, e përmuajshme fetare, diturore, artistike, letrare, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi familja e tij në Berat. Familja e tij strehoi hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944, për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë. Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar. Më pas u pranua në punë si mësues, duke dhënë lëndën e gjuhës ruse të mësuar në burg.

Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth 250 mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968.

Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë dhe u kthye në vendlindje, ku punoi berber. Pavarësisht kësaj, studjuesit që kishin nevojë t’i referoheshin burimeve turke i kërkonin vazhdimisht ndihmë Buharasë për përkthimin e tyre, gjithashtu i merrej mendimi po vazhdimisht për veprat që studjuesit përkthenin.

Ndërroi jetë në vendlindje, në Berat, me 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare

a1info