KALENDARI HISTORIK
Më 13 prill 945 – ndërron jetë Fejzi Alizoti, nëpunës i Perandorisë Osmane, kryeministër dhe disa herë ministër i shtetit shqiptar, financier në administratën austriake të vendosur në Shkodër dhe nën pushtimin italian komisar civil i Tokave të Lirueme në qeverinë Vërlaci. Gjykohet nga Gjyqi Special, dënohet me vdekje dhe pushkatohet. Në qeverinë 1927 drejtuar nga ministri i Drejtësisë Petro Poga, gjatë periudhës së Republikës Shqiptare, shërbeu si ministër i Financave dhe zëvendësisht i Punëve të Jashtme. Pas pushtimit italian, në prill 1939 u caktua ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë e Shefqet Vërlacit, deri kur u zëvendësua nga Qemal Vrioni pas afro një vit pasi paraqiti vetë dorëheqjen. Me propozimin e Vërlacit, u emërua Ministër Shteti në Mbretërinë Italiane. Më 3 qershor 1939 qe ndër firmosësit e Statutit Themeltar të Mbretnisë Shqiptare të rishikuar nga italianët. Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Mustafa Kruja, Dhimitër Beratti, Tahir Shtylla dhe vetë Alizoti. Vetë do të kryesonte një nëndarje, atë të Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Manastirit ose Komitetin e Maqedonisë dhe do të ishte anëtar i Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Shkodrës ose Komiteti i Kufijvet me Malin e Zi. Dhjetorin e 1941 me administrimin e qeverisë Kruja, posti i komisarit civil pezullohet dhe krijohet Ministria e Tokave të Lirueme, në krye të së cilës u emërua Tahir Shtylla. Me dekret mëkambësor të Alberto Parianit, më datë 1 qershor 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943. U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga Gjyqi Special, 1945 nën akuzën e “kolaboracionistit” dhe “sabotatorit të luftës kundër pushtuesit”. Pushkatohet në Tiranë më 13 prill 1945.
A1info