KALENDARI HISTORIK
Më 11 prill 1872 – Lindi në Drenovë, Aleksandër Stavre Drenova, ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit që është edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë. Vjeshtën e 1885, me dy vëllezërit më të mëdhenj mbërritën në Bukuresht. Punoi në fillim si qymyrxhi e çirak, më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe, për një kohë të shkurtër, pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit. Në janar 1899, qe ndër themeluesit e Qarkut të studentëvet shqiptarë, i cili në mars 1902 u shndërrua në shoqëri me emrin Shpresa, e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar Kristo Dako Asdreni kishte nisur të shkruante poezi dhe të botonte artikuj që në fillim të shekullit të XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Konica tek Albania. Më 1904 botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me nëntëdhjetenëntë vjersha, Rézé djélli, të cilën ia kushtoi Skënderbeut. Vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vëllimi i dytë i Asdrenit Endra e lote, Bukuresht 1912, i botuar tetë vjet më pas, shfaq një pjekuri më të madhe. Kjo përmbledhje, po me nëntëdhjetë e nëntë vjersha si e para, ndahet në tre cikle: atdheu, natyra, mendimi dhe bukuria, dhe i kushtohet udhëtares dhe mikes së Shqipërisë Edith Durham
A1info