KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 javë më parë

Më 25 maj të vitit 1846 ka lindur Naim Frashëri, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetari i shquar, mendimtari dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij. Lindi në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Veprat e Naimit janë: Ëndërrimet, Shqipëria, Bagëti e Bujqësi, Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, Vjersha për mësonjtoret e para, Histori të përgjithshme Lulet e verës, Historia e Skënderbeut, Qerbelaja, Fjalët e Qiririt e vepra të tjera.

a1info