KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 javë më parë

 Më 24 maj të vitit 1944 u mbajt Kongresi i Përmetit, i cili i hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar, që po  dilte nga lufta e Dytë Botërore dhe mori një varg vendimesh që u bënë bazë e pushtetit popullor të Shqipërisë. Kongresi i Përmetit ishte një takim i liderëve komunistë shqiptarë në 24 maj 1944. Takimi u zhvillua në Përmet dhe zgjodhi qeverinë provizore. Kongresi ndoqi të njëjtin model si Këshilli Anti-Fashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë. Në kongresin e Përmetit morën pjesë 188 delegatë, ku me përjashtim të 5-6 prej tyre, të gjithë të tjerët ishin nga Shqipëria e Jugut: 18 delegatë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e të Këshillit nacionalçlirimtar; 25 delegatë nga Korça, 48 nga zona e I Operative Vlorë-Gjirokastër, 15 nga zona e Berati, 8 nga zona e Elbasani, 10 nga Tirana, 3 nga Peza, 2 delegatë nga Durrësi. Të tjerët ishin: 10 delegatë nga Rinia antifashiste.

a1info