KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 javë më parë

Më 21 maj të vitit 1912 u mblodh Kuvendi i Junikut, në krye me Hasan Prishtinën që kishte për qëllim bashkimin e katër vilajeteve të Shqipërisë me një shtet të vetëm.

Kuvendi i Junikut i cili zgjati deri më 25 maj të vitit 1912 parashihte zgjerimin veprimeve luftarake të kryengritësve. Të parët që e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqiptar, Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm. Përmasat që po merrte lëvizja kryengritëse në trevat verilindore të vendit bënë të mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë dhe bashkimin e të gjitha forcave rreth një programi politik kombëtar.

a1info