KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 13 maj të vitit 1842 u lind Mehmet Ali Pashë Vrioni. Ishte atdhetar politikan dhe diplomat shqiptar, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni.  Nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në  Berat, anëtar i Shoqërisë së Stambollit, nëtar i Komitetit të Janinës, anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Forcat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit hapi Kuvendin  më 10 qershor 1878 në Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni. Vdiq në vitin 1895.

a1info