KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 ditë më parë

Më 18 prill të vitit 1921  lindi Nermin Vlora-Fallanski, mbesa e Ismail Qemalit, Ishte e bija e Halit bej Zarshatit dhe Belkize hanëmit, i ati ishte ushtarak kurse e ëma ishte e bija e Myvedet Vlorës, fëmija i madh i Ismail Qemalit.Mësimet e para i mori në Institutin Kirias në Kamzë dhe më pas vazhdoi në Institutin “Nana Mbretneshë” në Tiranë. Në moshë 17 vjeçe njohu oficerin italian Enzo Falaski me të cilin u martua dhe më pas u largua me bashkëshortin e vet për në Itali. Ajo  filloi të merret me shkrime dhe përkthime, Në Itali ajo studjoi shkencat juridike. Fliste disa gjuhë dhe kjo qe një pasuri tejet e vlefshme që i ndihmoi sidomos në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çështjen etruske. Puna dhe interesimi i saj zgjerohet me shume sukses në lamitë e letërsisë, arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë dhe antropologjisë (Rëndësia e figurës së gruas në Iliri dhe Profili i grave shqiptare në histori).  Nermin Vlora vdiq më 2004 duke lënë pas vetes shumë vepra studimore.

a1info