KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 javë më parë

Më 5 prill të vitit 1873 lindi, Hafiz Ali Korça, atdhetar, rilindës, klerik islam, dijetar dhe politikan. U lind në Korçë, në një mjedis të pastër, patriotik, fetar e kulturor. Ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Ka qenë anëtarë  në Komisinë Shqip në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.

a1info