KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 muaj më parë

Më 3 prill të vitit 1947, në Tiranë,  u lind, Drita Haxhiraj, aktore e njohur shqiptare, e cila ka luajtur edhe në skenën ndërkombëtare. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, në vitin 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor. Për 25 vjet rresht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar, si edhe në kinematografi. Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaka”, “Orët e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret në ferr”, e shumë role të tjera, Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe në Zvicër.

a1info