KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 muaj më parë

Më 28 mars të vitit 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg. Kishte lindur në vitin 1878. Që në vogëli kishte çfaqur tendenca pavarësie dhe mosbesimi në fe. Në Bukuresht të Rumanisë ku kishte mërguar u njoh me familjen e një emigranti nga Korça, i cili kishte ndërruar mbiemrin në Kostandinesku. U fejua me të bijën e tij dhe u martuan, në vitin 1909. Aty, më 1910 lindi vajza e parë Margarita. Si patriot dhe nacionalist i zjarrtë, menjëhere pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë më 1912, braktis grua e fëmijë dhe vjen në Atdhe së bashku me Asdrenin, me një delegacion të kryesuar nga Pandeli Evangjeli për të përkrahur vendosjen e Princ Vidit si Mbret të Shqipërisë. Me një grup vullnetarësh kishte luftuar kundra andartëve grekë që kishin zaptuar Korçën dhe kishin vrarë priftin antishqiptar, Ballamaçi. U bashkua me çetën e Mihal Gramenos e Çerqiz Topullit.  Luftoi gjithashtu kundra bandave të Esat Pashës. Shkroi tregime të shkurtra, në vitin 1923 në gazetën “Shkumbini” e që më vonë zuri vend në antologjite e leximeve letrare të shkollave 7-vjeçare.

a1info