KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 muaj më parë

Më 27 mars të vitit 1866 lindi, Andon Zako-Çajupi, atdhetar, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes. U lind Sheper të Zagorisë. Mësimet fillore i mori në Nivan të Zagorisë, në shkollën greke. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi frëngjisht për pesë vite. Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avoketër të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë në Zvicër, ku shkoi në vitin 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vite në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin, por ajo i vdiq në vitin 1892.

U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”. Vdiq më 11 korik të vitit 1930.

a1info