KALENDARI HISTORIK
Më 23 mars të vitit 1935 vdiq në Vjenë, akroi i madh me origjinë shqiptare Aleksandër Mojsoiu. Lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kaincit iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si aktor në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Maks Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermanit dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në shumë nga premierat e pjesëve teatrale.
a1info