KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, ishte një kompozitor shqiptar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Pastaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet. Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd, në vitin 1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u dënua me burg të cilin e ja  vuajtur kampin famëkeq  të Goli Otokut. Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje. Rexho Mulliqi vdiq më 25 shkurt 1982.

a1info