KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 17 mars të vitit 1932 vdiq në Paris Iljaz bej Vrioni, Ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar. U lind në Berat në vitin 1882, Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë, Oficer i Lartë i nderit.  Rridhte nga familja e njohur e Vrionëve dhe ishte  djalë i dëshirit i rilindasit Mehmet Ali pashë Vrionit dhe gruas së tij të dytë, Hysnije Vokopoja. Mësimet e para i mori në vendlindje ku gjuhën shqipe ia dha mësuesi shkodran Kolë Kraja.  Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Janinë, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës “Mylkie” në kryeqytetin e perandorisë. Ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Ndërroi jetë në Paris, u varros në Berat.

a1info