KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 14 mars të vitit 1888, në Krojmir të Drenicës lindi, Emin Miftar Shema. Mësimet e para i mori në te Azem Ramë Olluri, ndërsa mësimet e mesme në Prizren në medresenë e Gazi Mehmed Pashës. Në vjeshtë të vitit 1912 së bashku me gjashtë medresistë shkoi në Lumë dhe iu bashkua forcave të Elez Isufit e Islam Spahisë, të cilët luftonin kundër forcave serbe që masakronin gra e fëmijë. Ka mbajtur kontakte me Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Në vitin 1915 me preferencë të Hasan Prishtinës kthehet në Kosovë, ndërkohë që i kishte kryer edhe një porosi, duke marrë një letër të cilën Hasan Prishtina ia kishte dërguar Zejnullah Beut, në Vushtrri. Në vitin 1917 u mor  dhunshëm në Ushtrinë Bullgare. Dy vjet ka jetuar i burgosur në Pllovdiv të Bullgarisë. Në vitin 1919 ka dezertuar  nga ushtria bullgare she së bashku me Rizah Zogianin, Mehmet Mjekiqin, Hamëz Sylën e të tjerë kanë rrugëtuar këmbë dhe janë kthyer në vendlindje. Një kohë ka ushtruar detyrën e imamit në Magurë dhe në fshatin Dobrajë. Prej vitit 1945 në vazhdimësi është torturuar nga regjimi komunist jugosllav. Tri herë ka qenë i dënuar me burg  për mosbindje, jatak i kundërshtarëve të regjimit dhe ftesë publike për rezistencë. Vdiq më 13 dhjetor të vitit 1980. Ka lënë në dorëshkrim disa vepra  në gjuhën shqipe, me alfabet arab.

a1info