KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 13 mars të vitit 1887 në fshatin Mërtinj të rrethit Përmet, lindi Dedë Abazi-Elezaj në një familje bektashiane Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes deri në moshën 17 vjeç. Shumë shpejtë nga familja dhe të afërmit u njoh nëpër vizitat e ndryshme në teqenë e Këlcyrës, Hasan Dede, Sukës, Përmetit, Frashërit, Prishtës , Kiçokut, Gllavës etj. Iu shfaq dëshira për tu veshur me petkun bektashian. Rreth viteve 1907, u vesh dervish së bashku me dervish Ali Turabiu në teqen e Prishtës, ku morën dorë te baba Shabani. Ka bërë studime fetare për pesë vjet në Egjipt së bashku me dervish Aliun, u kthye në Shqipëri në vitet 1918. Ai shërbeu si dervish në teqen e Prishtës, Sukës, Frashërit. Në luftën e vitit 1914 së bashku me Kamber Bënjën ka luftuar kundër andartëve grekë. Ngriti shkollën e parë shqipe më 1920 në fshatin e tij, që përfaqësonte zonën e Dëshnicës. Ka marrë pjesë në luftën e Vlorës në vitin 1920. Jeta e tij dhe vështirësit kudo që shërbeu e formuan si klerik i aftë dhe organizator, ku u dallua për çështjen e atdheut në ndihmë të luftës antifashiste. Në gushtë të vitit 1945 për meritat dhe punën e vyer që kish bërë , Këshilli i Lartë Gjyshnor e zgjodhi në postin e lartë të Hynqarit, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve, të cilën e drejtoi më së miri deri në mars të vitit 1947.

a1info