KALENDARI HISTORIK
Më 10 mars të vitit 1912 lindi, Dali Ndreu, ushtarak, demokrat, partizan, u pushkatua në vitin 1956, në një proces të montuar politik. Më 1931 kreu studimet në Shkollën e Ushtarake të Plotësimit si oficer artilerie i graduar nëntoger. Fillimisht shërbeu në degën e rekrutimit në Përmet, më pas në artilerinë e divizionit Kosova, deri më 1933. U anëtarësua në Grupin e Tiranës të themeluar dhe drejtuar nga arsimtari Hasan Reçi, ku merrnin pjesë shumë oficerë. U dënua me shkakun e Kryengritjes së Fierit më 1935, u shkarkua si oficer. Pas daljes nga burgu, vijoi studimet për Shkenca Ekonomike në Firencë të Italisë. Në vitet 1940-1941 inkuadrohet në radhët e formacioneve partizane. Për meritat e tij, bazuar edhe te kontributi historik i familjes, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare caktohet zëvendëskomandant i Shtabit, pra figura numër dy e luftës partizane. Por njëherësh shquhet si një komandant i zoti me aftësi dhe reputacion. Në vitin 1956 Dali Ndreun e arrestojnë me akuza si bashkëpunëtor i jugosllave së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Gega, e cila ishte një tjetër kuadro e asaj kohe. Në dhjetor i vitit 1956 pushkatohen, bashkëshortët, Dali Ndreu dhe Liri Gega.
a1info