KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 9 mars 1907 lindi, Zef Kolombi, piktor, mësues. Vdiq në vitin 1949. U lind në Sarajevë. Ishte i  biri i Gjon Kolombit nga Shkodra dhe sllovenes Françesca Hajdovnik. I ati kishte shkuar qysh i ri në Sarajevë, ku kishte nën pronësi një hotel të vogël. Më 1910 i vdes i ati Gjoni e pas një viti iu vdes e ëma. Për ta u kujdes gjyshja dhe e ktheu në vendlindjen e të atit, në Shkodër. Pas jo pak kohe i vdiq edhe e gjyshja dhe për fëmijët u kujdes kumbari i tyre, Sokrat Shkreli. Në Shkodër mbaron shkollën fillore-jetimore të hapur nga austriakët, dhe tre vjet mëson në gjimnazin e jezuitëve. Më pas i përkushtohet pikturës, pasionit të tij, por me shumë vështirësi. Ai shkon në Itali, dhe fillon të punoi për të mbijetuar, dhe ndërkohë viziton muzetë, galeritë e arteve dhe ekspozitat e pikturës. Më 1929 Zef Kolombo sërish niset për Itali, ku fillon të studiojë në akademi. Me përfundimin e Akademisë së Arteve në Romë kthehet në Shqipëri dhe emërohet mësues vizatimi në shkollën normale të Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Vepra e Zef Kolombit ndodhet kryesisht në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Vdiq më 23 janar 1949.

a1info