KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 10 shkurt të vitit 1910, lindi Gjon Serreçi, atdhetar idealist, njëri nga krerët kryesorë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.Duke qenë i ndikuar nga qarqet e lëvizjeve demokratike evropiane të kohës, Gjon Serreçi, së bashku me profesor Ymer Berishën, Luan Gashin e të tjerë pretendon krijimin e një lëvizjeje të re nacional-demokratike, e cila nuk ishte komuniste, por as balliste. Gjon Serreçi, Ymer Berisha e disa intelektualë të tjerë si: Kemajl Skënderi, Hysen Tërpeza, Hasan Bilalli, Hilmi Zariqi, Arif Shala, Osman Bunjaku, Azem Jashanica, Ajet Gërguri e të tjerë, përfaqësonin rrugën autentike të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, duke u mbështetur në vlerat e demokracisë perëndimore.

Më 31 gusht të vitit 1947, pas dënimit me vdekje, ishte pushkatuar nga regjimi titist, në vendin e quajtur Tok bahçe, në Prishtinë,  së bashku me Ukë Sadikun, Osman Bunjakun dhe Ajet Gërgurin.

A1info