KALENDARI HISTORIK

Publikuar 4 muaj më parë

Më 9 shkurt të vitit 1898 u lind Bilall Golemi, mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot, atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjeç, duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkëlqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare. U specializua për mikrobiologji në institutin «Paster» në Paris. Në vitin  1952 emërohet sekretar i përgjithshëm i institutit qendror veterinar në Ankara, po këtë vit zgjidhet ekspert i Organizatës Ndërkombetare të Shëndetësisë. Studimet e tij patën jehonë të madhe në Evropë e në botë. Vdiq në Stamboll, në vitin 1955.

A1info