KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 27 janar të vitit 1928 u lind në Gjirokastër, Xhanfise Keko. E filloi karrierën si montazhiere, dhe ishte njëra nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios, “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, në vazhdim  Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera edukative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkurruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007. Veprat si regjisore, Taulanti kërkon një motër, Një vonesë e vogël, Kur xhirohej një film, Partizani i vogël Velo, Pas gjurmëve, Tomka dhe shokët e tij Malësorët pas komisarëve, Tinguj. Për popullin, me popullin e shumë filma të tjerë.

A1info