KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 26 janar  të vitit 1940 u lind në Shkodër,   Isa Alibali, shkrimtar, dramaturg.  Kishte diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar 3 vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj, ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72). Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”. Ai është autor i shumë veprave. Për disa vjet, ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi.  Vdiq më 19 shtator,  të vitit 2018.

A1info