KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 21 janar të vitit 1925, vdiq në Tiranë, Hoxhë Kadri Prishtina.  U lind në vitin 1878, në Prishtinë.  ishte njëri nga nëntë fëmijët e Lutfullah Halimit. Mësimet fillore i kreu në gjuhën turke, ndërsa ato të mesmet,  në Shkup. Studimet i vazhdoi në Stamboll,  në një Shkollë të Lartë Pedagogjike. Më pas u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm. Në vitin 1904, kishte fituar titullin Myderriz (Profesor) dhe Dijetar. Po në këtë vit, u arrestua në Stamboll.  Sa ishte në internim, në Sinope e në burg në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë shqiptarë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, dhe  iu desh të bënte prerjen e këmbës mbi gju. Në vitin 1915,  në Shkodër e  krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, më 1 Maj të vitit 1918, në Shkodër, kishte themeluar Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar, Bedri Pejanin. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipërinë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar, Sali Nivica. Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve, Komiteti, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovë. Në vitin 1921 sërish ministër Drejtësie, më pas nënkryetar i Këshillit Kombëtar. Me zgjedhjet e 1921 u zgjodh si përfaqësues i prefekturës së Dibrës dhe i prefekturës  së Kosovës nga dhjetori i 1923. Ndërroi jetë me 21 janar 1925, në moshën 47 vjeçare në Tiranë.

A1info