KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 19 janar të vitit 1900 lindi në Tiranë, Skënder Luarasi, arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studiues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist,  idealist.  Lindi në Luaras të Kolonjës, Ishte i biri i Petro Nini Luarasit, pasardhës të familjes Kostallari të Luarasit. Arsimin fillor shqip në Korçë e në Negovan dhe më pas studioi në Stamboll. U diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Vjenë më 1930. Në vitet 1930-1936 punoi  mësues në Tiranë, Vlorë dhe në Shkodër. Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Pariz Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Kthehet në atdhe në mars të 1945. Pas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949. Ishte deputet në Kuvendin popullor të Shqipërisë. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog. Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë, “Urdhëri i Flamurit dhe Nderi i Kombit”. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Vdiq Tiranë, 27 prill 1982. Ka shkruar vepra e monografi si: Isa Boletini, Ismail Qemali Motrat Qiriazi, Kolonel Thomsoni, Petro Nini Luarasi, jeta dhe vepra, Migjeni, jeta dhe vepra, Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra, Sevasti Qiriazi, Në Brigadat internacionale,  Agimi i Lirisë e shumë të tjera.

A1info