KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 12 janar të vitit 2017 vdiq në Prishtinë, Ramiz Jakup Kelmendi, shkrimtar, përkthyes dhe  publicist shqiptar. U lind në Pejë më 20 dhjetor të vitit 1930. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje. Në kohën kur duhej të regjistrohej në shkollën e mesme,  u burgos për motive politike, në vitin 1945. Dënohet në të njëjtin proces gjyqësor të montuar, bashkë me Marije Shllakun dhe krejt grupin e patriotëve, në Prizren, por meqë kishte qenë  i mitur (16-vjeç), i mban vetëm 30 ditë burg dhe lirohet. Më 1950 regjistron Fakultetin Filozofik në Beograd, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Studimet në fillim i financonte familja meqë nuk i jepet bursa për studime. Diplomon në vitin 1955 me temën “Proza e Migjenit”. Në vitin 1967 emërohet kryeredaktor i Redaksisë së Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”. Për katër vjet me radhë ishte Drejtor i Teatrit Popullor Krahinor. Në vitin 1969 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Ligjëronte lëndën “Historia e letërsisë shqiptare nga Rilindja e deri sot”. Ramiz Kelmendi arriti të krijojë edhe një opus të begatë letrar. Botoi 12 vëllime me tregime, 8 romane, dhjetëra udhë-përshkrime, 3 radiodrama, 3 drama televizive, 39 tekste satirike, një skenar filmi, 4 tekste shkollore, monografinë “Shqipëria e Marije Shllakut”, dhe me mijëra shkrime publicistike natyrash të ndryshme.

A1info