KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 6 janar 1882 lindi, Theofan Stilian Noli, njëri nga baballarët  e kombit dhe letrave shqipe, figura më e madhe e Ortodoksisë Shqiptare, Lindi në fshatin shqipfolës, İbrik-tepe, në Trakinë Lindore, te Edreneja.  Më 1900 u nis për në Greqi, por në Stamboll u sëmur, Vitin tjetër u nis për në Athinë dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge. Në fillim të 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues lëvizës i greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Ndikohet nga klima e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare atje, ku Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën e Kristo Luarasin. Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara ku punoi në Boston. Noli, prifti i parë i kishës së re shqiptare, u hirotinos prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon i Kishës Ruse. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës. Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.  Në zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare.  Gjatë Lëvizjes së qershorit 1924 bëri Revolucionin e parë demokratik borgjez në Shqipëri dhe të parin në vendet e Ballkanit. Qeveria u përmbys nga regjimi i Ahmet Zogut me përkrahjen e Nikolla Pashiqi dhe Zogu e dënoi  me vdekje, në mungesë. Noli ka qenë historian, muzicient, poet, përkthyes ndër më të njohurit, publicist, autoritet kishtar, demokrat, mësues, aktor, orator i famshëm, erudit dhe personalitet shumëdeminesional. Vdiq më 13 mars, të vitit 1965, në Amerikë.

A1info