KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 26 mars 1876 – Lindi në Neuwied, Gjermani, Princi Vilhelm Vidi, që arriti në Durrës më 7 mars 1914 në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare. “Regjenca” e Parë, 1920-1925 Periudha nga Kongresi i Lushnjës që rinjohu formën monarkike të shtetit, deri në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit. Me largimin e Princ Vidit nga Durrësi, për Shqipërinë do të vijojnë 6 vite të gjata lufte, kaosi, rrëmuje, pushtimesh, dhe rreziku për zhdukje nga harta e Ballkanit.

A1info