KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 27 dhjetor të vitit 1923, Fan Noli  ishte zgjidhet deputet i Korçës, në Kuvendin e Shqipërisë së asaj kohe. Ishte përkrah, Bajram Currit, Avni Rrustemit, Luigj Gurakuqit, Elez Isufit, Hasan Prishtinës, dhe krahut politik  më përparimtar e më atdhetar të kohës. Më 27 dhjetor të vitit 1924 – Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetash dhe  ministrat e qeverisë së tij, i hipën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, pastaj  Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë,  Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe kundër jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më.

A1info