KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 25 mars 1927 – Ndërron jetë në Zheger, Mbretëria Jugosllave, Idriz Seferi, ka qenë një figurë atdhetare shqiptare dhe prijës kaçak. Anëtar i Lidhjes e Prizrenit dhe asaj të Pejës, përkrah Isa Boletinit organizoi dhe i priu kryengritjes së 1910 dhe 1912 kundër autoriteteve osmane, dhe kundër serbëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Vijoi të luftonte kundër serbëve pjesën e parë 1914-’16 të Luftës së Parë Botërore, ndërsa në gjysmën e dytë të luftës zhvilloi beteja kundër bullgarëve. Me rastin e 90 vjetorit të vdekjes së tij dhe në vigjiljen e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë iu vendos shtatorja në Gjilan. Pas vdekjes u dekorua me urdhrin Hero i Kosovës – nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

A1info