KALENDARI HISTORIK

Publikuar 8 muaj më parë

Më 19 dhjetor të vitit 1919 u lind  në Elbasan, Murteza Peza, shkrimtar dhe gazetar i njohur. Pas kryerjes së shkollës normale në vendlindjen e tij, Myrteza Peza shkon në Firencë të Italisë për studime, por Lufta e Dytë Botërore ia  ndërpret ato. Më vonë shpërngulet në Maqedoni, ku punon si mësues në disa fshatra dhe në qytetin e Gostivarit. Në fillim të vitit 1946 emërohet redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe të  radio Shkupit. Pas 7 muajsh të emërohet redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës “Flaka e Vëllazërimit” në të cilin post mbetet deri nga mesi i vitit 1962. Në vitin 1962 themelon revistën, “Jehona” të cilën si drejtor e udhëheq deri në vitin 1968. Nga mesi i vitit 1968 kalon sërish në Radio Shkup dhe udhëheqë programet në gjuhën shqipe dhe turke. Që nga viti 1942, Murteza Peza është marrë  me letërsi; ai është autor i pesë dramave, tre romaneve, 150 novelave, mbi 150 humoreskave dhe satirave. Vdiq më 1 dhjetor të vitit 1981.

A1info