KALENDARI HISTORIK

Publikuar 8 muaj më parë

Më 18 dhjetor të vitit 1981, vdiq Mehmet Shehu. U lind më 30 janar të vitit 1913, në Tiranë. Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë.  Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku në vitin 1937 edhe gradohet. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadën, Garibaldi së bashku me Petro Markon, Asim Vokshin, Xhemal Kadën, Zef Hotin dhe shumë të tjerë.  Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht të viti 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon, caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash. Ishte komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës. Prej gusht të vitit 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese, pastaj komandant i Divizionit të parë Sulmues me gradën e kolonelit. Në tetor të 1944 i jepet grada gjeneral-major. Ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës gjatë dhe pas luftës  Që nga viti 1948 deri në vitin 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor të viti 1981.

A1info