KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 16 dhjetor  të vitit 1941 vdiq në Tiranë,  Kristo Dako.  U lind në Korçë më 24 dhjetor 1876, i biri i Anastas Dakos. Më 1887 Dako emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme më 1898, dhe më 1902 Fakultetin e Matematikës. Nga ky vit u u aktivizua në shoqëritë Shpresa dhe Dituria të kryeqytetit rumun. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi dhe mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913.  Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit. Më 1913 u zgjodh president dhe redaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra. Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919. Ai është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Wudrou Wilson, për t’i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë. Më 1921-1922 qe deputet i Partisë Përparimtare dhe më pas u bë pjesë e “Bashkimit të Shenjtë”. Më 1921 u caktua ministër i Arsimit në qeverinë disa ditëshe të  Hasan Prishtinës gjatë krizës së dhjetorit. Më pas u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit. Më 2 tetor 1922 hapet instituti “Qiriaz”, më 11 prill 1925 iu vendos guri i themelit në godinën e re në Kamëz.

A1info